0
Your Cart

About

Korean Corner

Korean Corner lindi nga dashuria dhe pasioni për të ndarë eksperiencën time personale në skincare dhe për të ndihmuar këdo në konsulencën dhe problematikat që mund të hasë. Të krijosh një rutinë duhet të jetë dicka argëtuese, jo stresuese. Produktet që përdor nuk ka pse të jenë super të shtrenjta dhe përdorimi i tyre nuk ka pse të të lodhë. 

Duke qenë  një njeri i fiksuar me skincare, në procesin tim të  kërkimit të  produkteve gjithmonë  e më  të  mira (të  ashtu quajtura ‘holy grail’) zbulova skincare koreane dhe nuk e ktheva më  kokën pas (sorry ju markat perëndimore). Arsyet pse janë  shumë  të  thjeshta: përbërësit unikë , formulimet me teknologji super të  avancuar, paketimet interesante dhe në  përgjithësi konceptimin që  ata kanë  për kujdesin e lëkurës dhe filozofia e tyre për jetën.

Jetojmë në një botë ku kulturat dhe traditat e cdo vendi po përzihen gjithmonë e më shumë. Kjo për mendimin tim është dicka pozitive, sepse në fund të fundit jemi të gjithë njerëz edhe pse flasim gjuhë  të  ndryshme dhe kemi zakone jo të  njëjta. Kush është ai që nuk do të donte një lëkurë që shkëlqen, pa akne, pa rrudha, pa njolla, apo jo?

Rutina koreane e kujdesit të lëkurës nuk janë  thjesht disa produkte që  aplikohen sipas një rradhe të  caktuar, është  një  mënyrë  jetese, është  kulturë  e një  kombi të  tërë që në shekuj me rradhë  ka studiuar bimët medicinale, i ka fermentuar dhe përpunuar ato, ka shpikur produkte që  pjesa tjetër e botës nuk i njihte. Pse të mos marrim më të mirat e gjithsecilit prej nesh kur ato sjellin benefite fantastike?

Të jesh i kuruar në tërësi nuk nënkupton vetëm veshjen apo sjelljen. Të pasur të një rutine të kujdesit të lëkurës nuk është luks, është domosdoshmëri, është të duash veten me cdo papërsosmëri që ke dhe të mundohesh të jesh versioni më i mirë i vetes tënde.

M’u deshën akne adulte pas dy shtatzanive dhe një pandemi botërore që të kuptoja se impakti që ka pamja e lëkurës dhe mënyra si e shikon veten të ndikojnë në jetën e përditshme dhe në cdo gjë që ti bën.

Skincare është për këdo, lëkura nuk njeh gjini. Nuk është kurrë vonë apo herët të fillosh dhe ta përmirësosh gjendjen e lëkurës tënde, pavarësisht moshës.

Kjo faqe është konceptuar si një hapësirë ku secili të gjejë veten, të kuptojë si funksionojnë përbërësit, të gjejë atë që i përshtatet, të fillojë rutinën e vet ose të përmirësojë atë aktuale. Korean corner është një komunitet miqësor ku jepen këshilla skincare, cdo person trajtohet njësoj dhe merr vëmendjen e merituar. Kam qenë blerëse më parë dhe e di se sa stresuese është kur informacioni është i paqartë, kur duan të të shesin produkte që nuk të nevojiten, kur nuk të kthejnë përgjigje, kur cmimet nuk janë transparente. Këto problematika tek Korean Corner nuk do ndodhin kurrë.

Korean Corner nuk është një  punë  për mua, Korean Corner është ëndrra ime e bërë  realitet dhe dëshira ime për të  sjellë  gjithmonë  produktet më të mira, ato më  të  vecanta dhe për të  ndihmuar këdo në  rrugëtimin e tyre drejt lëkurës që  cdokush dëshiron dhe meriton.